Transmetuar më 11-12-2017, 09:36

Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar. Në nisje të mbledhjes kreu i grupit, Taulant Balla ka ftuar kryetarin e Komisionit të Ligjeve të japë të gjithë detajet për çështjen e shumëdiskutuar të kryeprokurorit.

“Ftoj zotin Manja të japë për deputetët informacion të detajuar për procedurën e ndjekur për prokurorin e përgjithshëm”- tha ai.

Pas kësaj e ka marrë fjalën, Manja duke iu referuar ligjit dhe kushtetutës ka folur për përfundimin e fatit normal 5 vjeçar të kryeprokurorit të Shqipërisë.

Ulsi Manja, ka sqaruar se gara e hapur javën e kaluar për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm është konform ligjit dhe kushtetutës dhe i hap rrugë zhbllokimit të institucionit të prokurorisë. 

Nga ana tjetër socialistët i kanë bërë thirrje prokurorëve të interesuar që të kandidojnë, pasi gara është e hapur deri të nesërmen. Më tutje do të jetë komisioni i ligjeve i cili do të shqyrtojë kërkesat dhe personat që kandidojnë për kryeprokuror të përkohshëm. Në fund të procesit, do të jetë kuvendi ai që do të votojë për emrin e kryeprokurorit.

“As kushtetua e as ligji nuk e ka kriter ndalues moskalimin e vettingut nga ana e kryeprokurorit të përkohshëm. I vetmi vlerësim që do të bëjë komisioni dhe kuvendi është vlerësimi i eksperiencës së tij.

Ftoj prokurorët që ti përgjigjen kësaj ftese të kuvendit dhe të mos humbin kohë sepse që nga hyrja në fuqi e kodit të procedurës pushtetin nuk e ka më prokurori i përgjithshëm, por prokurori i thjeshtë i hetimit. Dhe kontrollin që deri dje e bënte kryeprokurori, sot ne fatmirësisht ia kemi dhënë gjykatës”, u shpreh Manja. /b.l/noa.al/