Transmetuar më 11-12-2017, 10:06

Një person është gjetur pa shenja jete i shtrirë në rrugë në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.40, në rrugën nacionale Vorë -Fushë Krujë, ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë konstatuar trupin e viktimës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se është gjendur i shtrirë në tokë pa shenje jete 71 vjeçari R.Z.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është aksidentuar nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit./b.l/noa.al/