Transmetuar më 11-12-2017, 10:58

Pak ditë më parë drejtori i programacionit në TvKlan, Albert Dumani, ishte i ftuar në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit.

Një mesazh i dërguar nga nëna e tij, e bëri të lotonte ashtu si dhe shumë shikues.

“Po të ndjek si gjithmonë kur ti del te “Rudina”. Sot kam qejf të më dëgjosh edhe ti mua. Jam shumë e lumtur dhe shumë krenare për ty që Zoti të fali dhe ma bëri një dhuratë të bukur. Ja dëshiroj çdo nëne një djalë si ti, me suksese dhe arritje. Ti kalove edhe një fatkeqësi tjetër dhe Zoti të fali një jetë të dytë. Ti je bërë një djalë i mirë dhe lutjet e mia Zoti i ka pranuar. Dua të të them Berti që të më japësh fjalën aty ku je që ti të gjesh një vajzë të mirë dhe të krijosh familje dhe unë këtë dua, pastaj le të vdes. Ndryshe nuk guxoj të vdes, nuk të le dot vetëm”, i tha e ëma Luçe të birit.

Pak orë më parë, duket se ka ardhur dhe reagimi i tij i cili ka publikuar në Instagram, me një vajzë bionde shumë simpatike.

“Me dashurinë, të dua”, shkruan ai si diçiturë të fotografisë. Por ndërsa shumëkush e etiketoi si të dashurën e Albertit, mësohet se ajo është thjesht një mikeshë e tij, madje është e martuar. /a.y/noa.al