Transmetuar më 11-12-2017, 11:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një mesazh të veçantë urimi me rastin e ditëlindjes së 27 të Partisë Demokratike.

Ai thotë se si sot 27 vite më parë lindi Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste, dhe rrugëtimit tonë drejt Europës dhe zhvillimit.

“Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara: Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët”, shkruan Basha.

Prej disa ditësh është paralajmëruar aktiviteti që do të mbajë PD me rastin e ditëlindjes, ku të ftuar do të jenë themelues të saj.

Një fjalë të veçantë në këtë aktivitet do të mbajë themeluesi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. /a.y/noa.al