Transmetuar më 11-12-2017, 12:01

Presidenti Ilir Metra ka folur për herë të parë për çështjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm nisur nga debatet mes mazhorancës dhe opozitës por edhe deklaratave të ambasadorëve që kërkojnë një kryeprokuror të përkohshëm.

Meta tha se zgjedhja e Prokurorit të Përgjeithshëm është përgjegjësi e Kuvendit duke kërkuar respektimin e kushtetutës por edhe dialog mes palëve. Ai tha se nuk do kontribuonte një zgjidhje e njëanshme.

"Lidhur me zgjedhjen e prokurorit, sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e kuvendit…

Si president dua të nënvizoj se derisa kemi të bëjmë me një çështje kyçe të drejtësisë duhet të respektohet Kushtetuta dhe fryma e saj dhe është e rëndësishme që të ketë mes aktorëve një dialog të përgjithshëm mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështje, sepse çdo zgjidhje e njëanshme nuk do të kontribuonte në zgjidhje", tha Meta. /b.l/noa.al/