Transmetuar më 11-12-2017, 12:20

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një konferencë shtypi të përbashkët sot në Tiranë me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Meta tha se “marrëdhëniet me Malin e Zi janë shumë të mira, por ne jemi ambiciozë për t’i zhvilluar ato më tej. Mjafton të shikosh pikën e përbashkët kufitare midis dy vendeve, kur sheh radhët e gjeta atje, kupton se ka ende vend për përmirësimin e infrastukturës atje, infrastrukturës së përbashkët.

Po kështu, ne kemi një kufi të jashtëzakonshëm që na bashkon më shumë sesa na ndan, që nga Alpet, Buna dhe natyrisht dhe Adriatiku, që është një pasuri e madhe që na duhet të kujdesemi më shumë me projekte të përbashkëta mjedisi me qëllim që të dy vendet të përfitojnë nga kjo pasuri unike”.

Më tej Meta shtoi se “Pakica malazeze në Shqipëri është një pasur e paçmuar për ne, do të bëjmë çdo gjë për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e tyre. Pakicat nuk janë një rrezik por ura bashkëpunimi dhe miqësie. Dy vendet tona janë në momente mjaft pozitive, Shqjpëria është në prag të çeljes së negociatave për anatërësim, Mali i Zi është më i avancuar në këtë drejtim. Shpresojmë që vitin e ardhshëm dhe Maqedonia të realizojë një sukses të tillë”.

Nga ana e tij Filip Vujanoviç u shpreh se Shqipëria dhe Mali i Zi nuk kanë çështje të hapura mes tyre prandaj duhet të çojnë përpara bashkëpunimin dy palësh në ekonomi për rritjen e shkëmbimit tregtar.

“Mes dy vendeve tona nuk kemi pyetje të hapura, kemi hapësira për punë.Në çdo hapësirë tjetër do të avancojmë në marrëdhëniet tona. Kemi mbledhje të përbashkët të qeverive dhe do të kërkojmë hapësirë për bashkëpunim jo vetëm në ekonomi por edhe fusha të tjera. Duhet të riafirmojmë projektet rajonale, në energjitikë dhe rrugët. Ti ofrojmë shanse ndërtimit të rrugës Adriatiko-Joniane dhe Gazsjellësit që është projekt i vendit tonë dhe kanë rëndësi dhe për rajonin.Jemi dy shtete që japim shembull për një kontroll të mirë të kufirit”, u shpreh ai.

Vujanoviç gjeti rastin gjithashtu të falenderojë Shqipërinë për miratimin e ligjit të mbrojtjes së pakicave. “Jemi mirënjohës për ligjin e mbrojtjes së pakicave. Falenderojmë Shqipërinë" u shpreh Vujanoviç. /b.l/noa.al/