Transmetuar më 11-12-2017, 12:26

Nora Istrefi shquhet si një ndër këngëtaret më tërheqëse të momentit. Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes të cilave fansat njihen për më të rejat e saj.

Përveç muzikës, jeta private e këngëtares është gjithmonë në qendër të vëmendjes së medieve rozë.

Gjatë gjithë ditës së djeshme ka qarkulluar lajmi se këngëtarja është shtatzënë, ku gazetarët janë fokusuar vetëm tek një foto që ka shpërndarë ajo në “InstaStory”.

Nora, në një prononcim për Gazetën Express, thotë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth shtatzënisë së saj.

“Jo, nuk jam shtatzënë. Nuk ka kurrgjë të vërtetë, pa merak”, u shpreh Istrefi duke qeshur.

E ndërkaq sa i përket muzikës, atë nuk do ta shohim me ndonjë projekt të ri deri mbas Vitit të Ri.

“Kam pas plan me plas diçka, mirëpo projekti është shty, do të dalë mbas Vitit të Ri. Nuk e di akoma a do të jetë bashkëpunim apo vetëm, por e di që do të jetë ritmike”, shtoi ndër të tjera Nora.