Transmetuar më 11-12-2017, 12:43

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, vizitoi bazën ajrore ruse të Hmeimim, në Siri.

Ai takoi Presidentin sirian, Bashar al Assad dhe ministrin e Mbrojtjes rus, Serghiei Shoigu.

Putin urdhëroi nisjen e tërheqjes së trupave në Siri, duke thënë, “Gjatë dy viteve të fundit, Forcat e Armatosura ruse dhe ushtria siriane, mposhtën grupin më luftarak të terroristëve ndërkombëtar”.

Presidenti rus nënvizoi se ushtarët e tij do të kthehen me krenari në vend.

“Nuk do i harrojmë kurrë sakrificat dhe humbjet e shkaktuara në luftën kundër terrorizmit, si në Siri edhe në Rusi”, u shpreh ai këtë të diel.

Më tej shtoi se shpreson që do të arrihet së bashku me Iranin dhe Turqinë, që të rinisë jeta paqësore dhe procesi politik. /a.y/noa.al