Transmetuar më 11-12-2017, 13:24

Presidenti Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviç edhe arsyet pse nuk e ka dekretuar ende kreun e ri të SHISH, të propozuar nga kryeministri Edi Rama, Helidon Bendo.

I pyetur nga gazetarët nëse ka rezerva presidenti për propozimin e kryeministrit për emrin e Helidon  Bendos dhe pse nuk e dekreton, Meta ka deklatruar se për këtë presidenti duhet të jetë i bindur.

“Duhet të kemi në konsideratë një vendimarrje e tillë është e rëndësishme dhe presidenti duhet të jetë i bindur që një vendimmarrje përfundimtare forcon pavarësinë e efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm”, u shpreh Meta.

Kujtojmë se prej 30 tetorit, pas dorëheqjes së Visho Ajazit, vendi nuk ka një drejtues të SHISH.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar nënkryetarin e këtij institucioni, Helidon Bendon për tu emëruar në vend të Visho Ajazit, por prej atëherë presidenti ende nuk ka dekretuar.

Propozimi i kryeministri Rama vijon të qëndrojë në zyrën e Presidnetit Meta, në pritje të një firme prej këtij të fundit. /b.l/noa.al/