Transmetuar më 11-12-2017, 14:00

Një grua ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në punë.

Ngjarja ka ndodhur herët në mëngjesin e së dielës, rreth orës 04.30, kur e dëmtuara sapo kishte nisur punën.

43-vjeçarja V.H., banuese në Fushë Krujë, duke punuar në fabrikën e tullave është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ajo ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës, për vlerësim të mëtejshëm. /a.y/noa.al

Foto ilustruese