Transmetuar më 11-12-2017, 14:25

Del emri i parë zyrtar i kandidatit për kryeprokuror të Përkohshëm. Mesditën e sotme, Ferdinand Elezi ka dorëzuar në Kuvend, dokumentet e aplikimit për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm.

Ky kandidim i tij vjen pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës dhe është emri i parë në garë i zyrtarizuar.

Prokurori i Durrësit, Ferdinand Elezi është kandidatura e parë e zyrtarizuar për postin e prokurorit të Përgjithshëm.

Elezi i cili mban detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës, pak ditë më parë zhvilloi një takim me kryeprokurorin në detyrë, Adriatik Llalla.

Kuvendi ka bërë me dije se aplikimet për pozicionin e kryeprokurorit, do të jenë të hapura deri ditën e martë në orën 18.00. /a.y/noa.al