Transmetuar më 11-12-2017, 14:37

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Port Authority, në stacionin qendror të autobusëve në New York ditën e sotme, jo shumë larg Times Square.

Nga të dhënat paraprake flitet për së paku 10 persona të plagosur, ndërkohë që një i dyshuar është ndaluar nga policia.

Mediat amerikane flasin për skena paniku, ndërkohë që linjat e metrove të New York A, C dhe E, u evakuuan.

Personi i ndaluar mbante veshur një xhup eksploziv me detonator. Mësohet se lënda shpërthyese është artizanale, ndërkohë që nuk dihet identiteti i personit të ndaluar.

Policia është në kërkim të lëndëve të tjera plasëse në zonën e Port Authority. /a.y/noa.al