Transmetuar më 11-12-2017, 15:06

Tiranë, NOA.al- Kthjellime të shpeshta dhe vranësira kalimtare dominojnë zonat Qendrore ndërsa vranësira më të dendura do të ketë në ekstremet Veri-Jug duke gjeneruar edhe shira të dobët. Gjatë mesditës vranësirat shtohen në të gjithë territorin duke sjellë shira në të dy ekstremet Veri-Jug por sërish pasditja do të kthjellojë motin në territor, përjashtuar veriperëndimin e vendit ku ende do të ketë vranësira lokale dhe shira të herë pas hershëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy ekstremumet termike të ditës duke bërë që vlerat e tyre të luhaten në 5-19°C, temperatura tipike të vjeshtës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë paradites por pasditja sjell dobësim të erës në 40 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det do të ketë dallgëzim 4 ballë.

Europa

Vranësira e reshje shiu e dëbore dominojnë Europën Veriperëndimore dhe zonën e Alpeve duke përfshirë Italinë Veriore dhe pjesën më të madhe të Ballkanit.

Po ashtu, ekstremi Verilindor i Europës paraqitet me vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore. Ndërsa Europa Lindore dhe pjesërisht Qendra e saj, mbeten me kthjellime dhe temperatura të ulëta ndërkohë që gadishulli Iberik dhe Franca kalojnë gradualisht në kushtet e kthjellimeve. /a.y/noa.al