Transmetuar më 11-12-2017, 16:02

Zvarritet në grataçelë për të bërë një video, por rrëzohet dhe vdes në moshë fare të re.

Kështu u gjet i pajetë poshtë një grataçele, 26-vjeçari Wang Yong Ning, i cili ishte e njohur për ngjitjet e saj në lartësi të konsiderueshme.

Në mediat kineze nuk ishte i panjohur për rreziqet në të cilat sfidonte veten, ku ngjiste grataçelat pa asnjë masë mbrojtëse… por kësaj radhe nuk ia doli.

Teksa po filmohej për të bërë një video e cila do të përfundonte në rrjetet sociale, i riu u rrëzua përtokë, duke mos arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Prej afro një muaji, Wang nuk kishte postuar video apo fotografi në rrjetet sociale, duke krijuar shqetësim tek ndjekësit e tij.

Por vetëm para tre ditësh, erdhi konfirmimi, duke u publikuar video ku i riu kinez ngjitej në murin e një grataçele pa asnjë masë mbrojtëse.

I riu sforcoi krahët, por humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Noa.al sjell më poshtë videon në të cilën janë fiksuar momentet e fundit të jetës së tij. /a.y/noa.al