Transmetuar më 12-12-2017, 08:00
Publicitet

Facebook sapo ka prezantuar risin e saj, të gjithë e kemi përdorur aplikacionin e saj të njohur Poke, por tashmë ky ngacmim do ketë disa kuptime.

Nëpërmjet poke tashmë ju mund t’i përcjellni miqve tuaj një përqafim, një përshëndetje, një shkelje syri.

Për të përfituar nga opsionet e reja duhet të mbani shtypur për disa sekonda ikonën e "poke" dhe në atë moment do t’iu shfaqen dhe opsionet e reja, pra është e njëjta logjikë përdorimi si me opsionin "Like".

E nëse pendoheni për "poken" që keni çuar ju keni mundësinë ta anuloni ose ndryshoni mesazhin që po përcillni.

Facebook ka njoftuar se këto opsione po testohen në Mbretërinë e Bashkuar, Australi Kanada, Kolumbi, Francë dhe Tajlandë e që së shpejt do vijnë dhe për të gjithë përdoruesit e Facebook.