Transmetuar më 12-12-2017, 11:53

Me aq shumë opsione, nga materialet sintetike, leshi dhe najloni, të gjeni pallton më të ngrohtë dhe më të mirë është një detyrë e vështirë. Ja se çfarë duhet të kërkoni kur dëshironi të blini pallto për kohë të ftohtë.

1. Shikoni detajet

Kur kërkoni pallto dimri, mjeshtria është indikatori më i mirë i kualitetit. Është me rëndësi të vëreni detajet e vogla. Blerja e brendeve të dëshmuara ju siguron jetëzgjatjen dhe kualitetin.

2. Përdorim i shumëfishtë

Njerëzit kërkojnë që të blejnë gjëra që mund ti përdorin në mënyra të ndryshme dhe në kohë të ndryshme. Të tilla janë palltot që mund të përdoren si jelek në vjeshtë ndërsa si pallto në dimër.

3. Kujdesuni për pamjen

Me qëllim që ta ruani formën femërore të trupit tuaj kur visheni me “puffer” apo me gëzof, është mirë ti kushtoni rëndësi konstruksionit dhe detajeve. Shikoni mos ka bel të shtrënguar apo shtrënguese anash, gjë që ju ndihmon që ta përqafoni trupin tuaj me pallto dhe të ruani format femërore në vend se ti mbani të fshehura.

4. Kujdesuni

Palltot e leshit duhet të lahen të paktën dy herë në sezon duke u kujdesur që mos të tkurren apo të humbin ngjyrën. Për pallto të mbushura sintetikisht, hidhni në maqinë për larje me tre topa tenisi që të shmanget koncentrimi i mbushjes në një vend.

4. Ruajeni pallton

Ndoshta ju duhet më tepër hapësirë kur i vendoni rrobat dimërore në garderobë mirë duhet të kujdeseni që mos ti shtypni palltot kur janë jashtë sezonit. Kompresioni mund ti japë formë palltove të leshit dhe të dëmtojë puplat duke shkrutuar jetëgjatësinë e tyre. Është më mirë ti varim ato në garderobierë nga druri kedër për shkak të cilësisë së tij kundër insekteve.