Transmetuar më 13-12-2017, 17:51

A ju kujtohet koha kur kishte vetëm dritare prej druri, të cilat gjatë viteve “frynin” nga të gjitha anët. Si armë të rregullta kundër fryrjes së dritareve, u përdorën gazeta të vjetra dhe peshqirë. Kohët kanë ndryshuar po ashtu edhe dritaret me kohën.

Pra, ato të vjetrat janë ndryshuar me dritare të reja PVC që kanë mbyllje hermetike dhe nuk lejojnë të hyjë era. Por çfarë ndodh nëse përsëri fryn nga dritaret, cilat janë arsyet? Përgjigje për këtë pyetje kërkuam nga z. Sashko Daev, menaxher i përgjithshëm i REHAU për Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë:

“Ka disa arsye, jam i kënaqur që dritaret e REHAU-t janë krijuar nga teknologjia më e lartë dhe ne nuk kemi probleme të tilla, por zbulimi i tyre do të drejtohej në disa grupe. Heqja e ngjitësve, prerja e saj ose thjesht mungesa e një ngjitësi të tillë. Këto janë në fakt shiritat e butë që mbushin hapësirën midis krahut dhe kornizës. Shpesh zhvendosja e tyre ose gjatësia e tyre joadekuate është për shkak të montimit jo të duhur. Ka edhe raste kur ky ngjitës është dëmtuar nga përdoruesi ose është vjetëruar. “Rënia” e dritares mund të jetë një arsye për “fryrje” në një dritare të mbyllur. Ndonjëherë “krahu” pa u ndjerë bie, gjë që e bën më të vështirë mbylljen.

Arsyeja është në ndarjen e menteshave që “e mbartin” atë. Problemi në shumicën e rasteve është montimi i gabuar ku nuk vlerësohet saktë sa dhe çfarë lloj elementësh mbajtës duhet të vendosen për krahun e duhur. Janë montuar “mentesha” të dobëta që nuk e mbajnë ngarkesën. Mekanizmat e dëmtuar shkaktojnë vështirësi me hapjen dhe mbylljen e dritares po ashtu mund të jenë edhe arsye që të fryj nga dritarja.

Deformimi i krahut është gjithashtu një arsye e mundshme për të fryrë nga dritarja, veçanërisht në mot me erë. Në këtë rast, me shumë gjasa bëhet fjalë për material të dobët ose mjeshtërinë e dobët të cilësisë së vetë krahut - në materialin PVC është futur përforcim çeliku. Përforcimi është mbledhje  nga profile metalike të vendosura në profilet e PVC-së që ndihmojnë në ruajtjen e formës së duhur pavarësisht deformimeve për shkak të ndryshimeve të temperaturës. Në këtë rast krahu duhet të zëvendësohet tërësisht me një të ri sepse është bërë dëm i përhershëm. Krahu i ri ose ndoshta një dritare krejtësisht e re duhet të ketë përforcime dhe mentesha të përshtatshme që mund të përballojnë peshën e saj. Shtresat rreth kornizës gjithashtu mund të shkaktojnë fryrje nga dritaret- por në këtë rast fryrja nuk vjen nga çarja midis krahut dhe kornizës, por nga bashkimi midis kornizës dhe murit. Kjo është një hapësirë e vogël që zakonisht është e mbushur me shkumë dhe ngjitet me shirita izolues nga të gjitha anët. Roli i këtyre shiritave është që të “lidhin” murin me dritaren dhe të parandalojnë hyrjen e ajrit dhe lagështisë. Shpesh, këto shirita nuk përdoren aspak. Kështu, përdoruesi mbetet me hapësirë të paparashikueshme të vendosur midis kornizës së dritares dhe murit. Gjatë suvatimit (i njohur si “qepja” në dritare), ky problem nuk zgjidhet, por vetëm maskohet. Me depërtimin e lagështisë në këtë hapësirë shkaktohet  edhe zmadhimi i saj.

Për të zgjidhur problemin e hapësirës rreth dritares përmes së cilës hyn lagështia dhe era, duhet të kryhet një ri-instalim i plotë i dritares. Korniza e dritareve duhet të hiqet me qëllim që të mbushen vendet e hapura dhe nga jashtë të vendosen shiritat izolues. Në fund vendoset gips dhe ngjyrë “Këto këshilla të dobishme mund të shërbejnë për të zbuluar dhe për të hequr siç duhet problemet me fryrjen e dritareve që mund të jenë vërtetë të pakëndshme në këtë kohë të vitit kur temperaturat bien disa gradë nën zero”.