Transmetuar më 14-12-2017, 18:44

Opinioni sportiv në Shqipëri u trondit nga aktet e dhunës, të shfaqura në takimin e kategorisë së dytë mes Përmetit dhe Këlcyrës, ku lojtarët e skuadrës së Këlcyrës goditën disa herë gjyqtarin e akimit Alvi Paçon.

Në një prononcim për Ora News Sekretari i Përgjithshëm i Federtës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, i dënoi ashpër këto akte duke deklaruar se përgjegjësit do te marrin ndëshkimin e merituar.

"Kushdo që i ka parë  ato pamje, janë pamje jo të këndshme, jo të mira. Kishim kohë që nuk kemi pasur lojtarë apo ekipe që ushtrojnë dhunë ndaj zyrtaëve në atë formë, megjithatë herë pas here shfaqen. Komisionet e Federatës së Futbollit gjithmonë kanë qenë shumë të ashpra me dënimet që janë marrë kundrejt lojtarëve që dhunojnë zyrtarët dhe jam i mendimit se edhe në rastin konkret, ata të cilët kanë dhunuar zyrtarët e ndeshjes dhe gjithë përgjegjësit që kanë lidhje më të do të marrin ndëkimin e meritur”, tha ai.

Shulku foli edhe në lidhje me kërkesën e berë nga Partizani për titullin e vitit 2016, i mbetur vakant pas dënimit të Skënderbeut, duke qartësuar se janë komisionet e Federatës ato që do të vendosin dhe nuk ka lidhje komisioni apelit i Uefas.

 “Partizani ka sjellë një kërkesë që do ta shqyrtojë Komisioni përkatës, nëse i takon ai titull apo jo. Atë titull e ka fituar Skëndërbeu dhe ka marrë një penalitet nga Kominsioni i UEFA-s dhe mendoj se Komisioni i Federatës Shqiptarë të Futbollit do të marrë një vendim nëse ky titull i takon Partizanit apo do të mbesë vakant. Nuk mendoj për kthimin e titullit që ka një afat, përveç kërkesës zyrtare që ka sjellë Partizani nuk ka kemi dhënë asnjë përgjigje. Por presim që Komisioni ta shqyrtojë dhe të marrë një vendim”, vijoi Shulku.

Partizani vijon të pretendojë se titulli i vitit 2015-2016 i takon me të drejtë, pavarësisht se në fushë triumfoi Skënderbeu.