Transmetuar më 14-12-2017, 20:49
Publicitet

Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë kësaj jave, NASA ka dhënë lajmin e bujshëm lidhur me zbulimin e radhës që agjencia hapësinore amerikane ka bërë.

Në konferencën për shtyp, shkencëtarët e NASA-s thanë se kanë zbuluar një sistem diellor thuajse identik me sistemin tonë, duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale të Google. Bëhet fjalë për sistemin Kepler-90.

Sipas shkencëtarëve, ylli i këtij sistemi është i ngjashëm me Diellin tonë, e po ashtu edhe dy planetet e vëzhguar deri më tani sugjerojnë..

Kjo, thotë NASA, sugjeron që edhe sisteme të tjera të zbuluar deri më tani mund të fshehin planete të tjerë, duke ngritur dyshime të forta se në njërin prej këtyre planetëve mund të ketë jetë jashtëtokësore.

“Arkivat tona fshehin një thesar të paçmuar që do të zbulohet në vitet në vazhdim duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale”, deklaroi Paul Hertz, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në NASA.

Kepler -90 dhe sistemi i tij ishin zbuluar prej vitesh, por zbulimi i madh është gjetja në të e dy planetëve krejtësisht të rinj dhe përdorimi i inteligjencës artificiale për ta bërë këtë.

Megjithatë për të folur lidhur me disqet fluturuese dhe UFO-t do të duhet të presim të tjera zbulime dhe rezultate nga shkencëtarët e NASA-s