Transmetuar më 15-12-2017, 00:25

Katër vjet pasi e sulmuan me acid, vlonjatja guximtare gjen forcën dhe kurajon në vetvete për të ecur përpara.

Shumë e mbajmë mend vajzën nga Vlora e cila disa vite më parë u sulmua me acid në rrugë. Vlonjatja punonte si menaxhere e burimeve njerëzore pranë një “call center”-i italian, dhe më 27 gusht 2013 kur ishte duke dalë nga shtëpia, ajo u sulmua me acid në fytyrë nga një i panjohur, duke e shpërfytyruar dhe rrezikuar seriozisht shikimin si dhe duke i shkaktuar lëndime serioze në kraharor dhe krahë.

Ky ishte dhe krimi i parë i këtij lloj në vendin tonë.

E ndërsa ajo e ka gjetur forcën për të dalë para të gjithëve dhe për të treguar se ajo nuk do të dorëzohet asnjëherë, së fundmi, Vilma ka postuar një foto duke treguar se sa ka ndryshuar falë disa operacioneve që i është nënshtruar.

Përkrah fotos ajo shkruan: ‘Mbi të gjitha, ji heroina e jetës tende dhe jo një viktimë’.