Transmetuar më 15-12-2017, 13:42

Ky shkrim sigurisht qё ёshtё pёr tё gjithё ata qё mbeten gjithmonё tё dashuruar pas udhёtimeve, pas kёrkimit e pas eksperiencave tё reja. Ata qё udhёtojnё pёr tё mёsuar pёrmes atyre qё shikojnё me sy. Ata qё janё nё pritje tё largimit pёr festa.

Njё atmosferё ndryshe do tё gjejnё tё gjithё ata qё pёr kёto festa kanё vendosur tё udhёtojnё. Vera e ngrohtё me aromё erёzash, biskotat e shijshme, ushqime vendase e dhurata shumёngjyrёshe janё disa nga traditat e kёtyre ditёve qё u aplikuan fillimisht nё Gjermani e Austri nё shekullin e 14-tё dhe mё pas u pёrhapёn nё tё gjitha qytetet e Evropёs. Njё traditё qё fatmirёsisht vazhdon edhe nё ditёt e sotme.

Vjenё, Austri

Ёshtё njё nga destinacionet mё tё bukura pёr tё kaluar Krishtlindjen. Sheshi Rathausplatz kthehet nё njё fshat festiv ku mund tё gjeni dhurata nga mё tё ndryshmet, tё shёtisni me poni, tё bёni xhiro me trenin Christkindl Express e tё shijoni magjinё e festave tё shoqёruar me muzikёn nё sfond nga koncertet e ndryshme.

Paris, Francё

E kemi thёnё dhe mё parё qё Parisi nuk do arsye pёr ta vizituar. Ai ёshtё njё festё, nё çdo kohё qё tё shkoni. Pemёt e zbukuruara mrekullisht me mё shumё se 150.000 drita do ju magjepsin. Mos u largoni pa provuar shijet vendase. Nё veçanti provoni njё krepё çokollate ose macaroon-s pa fund.

Londёr, Angli

Atje gjendet pista mё e madhe nё Evropё pёr ski. Pёrveç skive mos ngurroni tё bёni njё xhiro tek rodhani gjigant qё zbukurohet posaçёrisht pёr Krishtlindje. Gjithashtu edhe shijet londreze nuk duhen humbur.

Bruksel, Belgjikё

Rreth 200 shtёpiza prej druri ju presin pёr tё shijuar atmosferёn festive. Gjithahstu edhe stenda me birrё belge, midhje e kёrmij tё skuqur, çokollata, marmelata shtёpijake etj. Gjithahstu mos humbisni as pistёn e skive.