Transmetuar më 16-12-2017, 14:12

Tiranë, NOA.al- Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat Veriore dhe Qendrore ndërsa Jugu paraqitet me alternime kthjellimesh e vranësira të shpeshta. Pasditja do të zhvendosë vranësirat dhe reshjet e pakta në zonat Jugore ndërsa pjesa tjetër e territorit do të kalojë gradualisht në kushtet e motit të kthjellët.

Në mbrëmje, reshjet largohen nga zonat Juglindore duke bërë që në vend të dominojë mot kryesisht i kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin rënie të ndjeshme me 4-5°C gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremumet termike ditore të luhaten nga -2 në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi verior-verilindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Europa

Europa Juglindore dhe Lindore mbeten me vranësira të shpeshta por reshje të pakta kryesisht dëbore. Po ashtu, pjesa më e madhe e Europës Qendrore dhe Verilindore paraqiten me vranësira dhe reshje të pakta dëbore.

Ndërsa Europa Perëndimore dhe Veriore si dhe pjesërisht zonat Qendrore të kontinentit do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. /a.y/noa.al