Transmetuar më 16-12-2017, 15:57
Publicitet

Ai mund të cilësohet si shqiptari më fatkeq, pasi e ka parë veten protagonist të dy ngjarjeve të rënda, njëra pas tjetrës.

Sipas asaj që raporton protothema.gr, një shqiptar në Argos, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka përfunduar në komisariatin e policisë pas një konflikti me disa grekë.

Mësohet se fillimisht shqiptari është konfliktuar verbalisht me ta. Më pas sherri ka degraduar deri  në përdorimin e sendeve të forta.

Për këtë arsye policia e ka shoqëruar fillimisht shqiptarin në polici, dhe pasi e kanë mbajtur për disa orë, e kanë lënë të lirë.

Por fatkeqësisht, sapo ai ka lënë komisariatin, është përplasur aksidentalisht nga një automjet.

Për pasojë ai ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, teksa është dërguar me urgjencë në spital. (e.c/noa.al)