Transmetuar më 16-12-2017, 18:08

Ka përfunduar mbledhja në selinë blu e kryetarit të PD-së Lulzim Basha me krerët e kësaj partie në rrethe.

Ashtu siç ishte parashikuar më parë, mbledhja nisi rreth orës 18:00 dhe ku Basha thirri personat më të afërt në PD.

Mësohet se në këtë mbledhje Basha ka dhënë direktivat lidhur me protestën që PD do të zhvillojë të hënën. Ndër të tjera kreu i demokratëve ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë përfaqësuesit e PD për protestën e së hënës.

Kujtojmë se po sot selia blu njoftoi mbajtjen në orën 9:30 të një proteste para Kuvendit të Shqipërisë, në një kohë që në Kuvend do të votohet për Kryeprokurorin e ri.

Nga ana e saj PD e cilëson të anti-Kushtetuese zgjedhjen e Kryeprokurorit me shumicë të thjeshtë.  (e.c/noa.al)