Transmetuar më 16-12-2017, 20:54

Skuadra spanjolle e Real Madridit është shpallur për herë të dytë radhazi kampione e botës në rang klubesh.

Madrilenët fituan përballë brazilianëve të Gremios me rezultatin 1-0, duke mbrojtur kështu titullin që kishin fituar një vit më parë.

Golin e vetëm të takimit e shënoi portugezi Cristiano Ronaldo në minutën e 54’.

Ky ishte titulli i pestë për Real Madridin e drejtuar nga trajneri Zindeinë Zidanë, gjatë vitit 2017.

Pak ditë më parë ylli portugez Cristiano Ronaldo fitoi për të pestën herë në karrierën e tij trofeun e “Topit të Artë”./a.k/noa.al/