Transmetuar më 17-12-2017, 00:10

Ky është horoskopi për ditën e diel, 17 dhjetor 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Dita është premtuese për të lindurit e kësaj shenje. Shumë prej jush do mund ta kalojnë me njerëzit që duan, ndoshta në ndonjë vend romantik. Ata që janë vetëm do të paraqiten në formë të mirë fizike dhe humori i mirë do të ndikojë edhe në marrëdhënien me të tjerët. Mundësi të mira do të shfaqen edhe në sferën profesionale, duke iu bërë që të ndiheni sikur prekni qiellin me dorë. Bëni kujdes lidhur me investimet.

Demi

Do të jeni në sintoni të plotë me partnerin/en, gjë që do ju lejojë të forconi raportin tuaj. Nxirrni në pah anët më të mira të karakterit tuaj për të mos pasur probleme. Ata që janë vetëm, do të shfaqen mjaft tërheqës, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve. Ndonëse nuk është urgjencë, në punë, është mirë të bëni një bilanc të hyrje-daljeve, për motive sigurie.

Binjakët

Mungesa e dialogut mund të përkeqësojë raportin në çift. Nëse dikush kërkon një sqarim, tregohuni të gatshëm dhe përballuni. Ndonjë e papritur, mund të nxitojë ata që janë vetëm, që të bëjnë një zgjedhje të pamenduar mirë. Sa i takon punës, mos merrni angazhime përsipër nëse ndiheni konfuzë, më mirë shtyjini për në një moment më të favorshëm. Keni nevojë për më shumë kthjelltësi për të vendosur.

Gaforrja

Kushtojini më shumë kohë personit që doni dhe mbani parasysh se bashkëpunimi dhe besimi, janë bazë për një raport solid në çift. Nëse jeni vetëm, kjo ditë nuk do të ofrojë ndonjë gjë befasuese. Në sferën profesionale, përfitoni nga mundësitë e reja për të bërë më shumë fitime.

Luani

Do të jetë një ditë e plotë relaksi për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do e kalojnë duke festuar. Nëse jeni çift me partnerin e duhur, mbajeni fortë! Për ata që janë vetëm, parashikohen njohje të reja interesante. Në punë, do të shfaqeni plotë energji, por duhet të qartësoni mirë objektivat ku duhet ta shpenzoni. Në të kundërt rrezikoni që të humbni terren.

Virgjëresha

Kjo ditë nuk do të jetë shumë pozitive, madje disa do të duan që ta harrojnë sa më parë. Dikush nuk do të jetë i sinqertë duke bërë që të humbni besimin. Për ata që janë vetëm, është momenti i duhur për të ndryshuar miqësi.

Në punë do të keni të papritura, bëni kujdes në mënyrë që ti përballoni sa më mirë.

Peshorja

Çiftet do të kenë momente intensiteti me ulje dhe ngritje, por pa luhatje thelbësore. Ekuilibri familjar do të ruhet! Nëse jeni vetëm, çdo moment është i mirë për të bërë njohje fantastike.

Në sferën profesionale dita do të jetë pozitive në sajë të ndikimit që do të ketë Shigjetari. Më në fund do ju vijë buzëqeshja!

Akrepi

Ju duhet pak qetësi dhe gjatë kësaj dite do të keni gjithçka që ju duhet për të qenë të relaksuar. Personi që doni dhe njerëzit tuaj më të dashur do të kompletojnë tablonë. Personat që nuk janë në një lidhje do të kenë shumë dëshirë për vëmendje dhe do të joshen nga persona të ndryshëm.

Pas një jave të ngarkuar në punë, nuk dëshironi gjë tjetër veçse të relaksoheni, por mendimet tuaja nuk do të gjejnë qetësi!

Shigjetari

Mos humbisni mundësinë për t’ia dedikuar kohën tuaj të lirë, gëzimeve të dashurisë. Organizoni një shëtitje apo një takim romantik, për të rizgjuar pasionin. Për ata që janë vetëm parashikohet një ditë speciale, plotë surpriza dhe takime të mrekullueshme.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të jeni nervoz dhe në ankth. Nuk do të ketë arsye konkrete, por ndoshta nuk do të ndiheni mirë dhe rrezikoni që të keqkuptoni edhe partnerin! Sqarohuni! Ata që janë vetëm do të kenë dëshirë për tu marrë me aktivitete zbavitëse bashkë me miqtë. Në sferën profesionale largoni tensionet, nëse doni që të jepni rezultatin që dëshironi.

Ujori

Kjo e diel do të jetë shumë e bukur për ata që janë çift, të cilët do të udhëhiqen nga një intensitet i fortë i shoqëruar me emocione të kënaqshme. Do të keni në plan projekte të reja dhe ndryshime të rëndësishme. Ata që janë vetëm, do të jenë në kërkim të miqësive dhe do të përjetojnë një sërë aventurash. Në sferën profesionale, fati do të jetë në anën tuaj dhe me mbështetjen e Hënës, mund të guxoni për gjithçka!

Peshqit

Gjatë kësaj dite do të shtyheni që të reflektoni sa i takon lidhjes tuaj emocionale. Dyshime dhe pyetje do të dalin krejt papritur, ndaj këshillohet që të sqaroheni nëse keni ndonjë gjë të paqartë. Ata që janë vetëm, do të tërhiqen drejt njohjeve të reja dhe do të rrezikojnë që të ngatërrojnë ndjenjat. Sa i takon punës, do të vazhdojë pa problem dhe ulje ngritje, ndonëse nuk do të ketë ndonjë rezultat mbresëlënës. /a.y/noa.al