Transmetuar më 17-12-2017, 15:10

Zonat bregdetare dhe të ulëta dominohen nga mot kryesisht i kthjellët por i ftohtë ndërsa në zonat Lindore do të ketë kthjellime dhe vranësira të dukshme.

Pasditja vijon në kushtet e moti të kthjellët dhe të ftohtë ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në Veri dhe Verilindje të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin sërish një rënie me 2°C gjatë mëngjesit por pritet një rritje e lehtë e vlerave termike ët mesditës, si pasojë e kthjellimeve të shpeshta.

Era do të fryjë kryesisht  e lehtë me shpejtësi deri 22 km/h nga drejtimi Lindor dhe Verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Europa

Europa Veriperëndimore dhe zona e Alpeve Europiane do të përfshihen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore.

Po ashtu, Europa Lindore dhe kryesisht pellgu i Detit të Zi vijojnë në kushtet e vranëisrave me reshje të konsiderueshme shiu e dëbore.

Por mot i kthjellët por i ftohtë mbetet dominante në Jug dhe Veri të Europës si edhe në pjesën më të madhe të Europës Qendrore. /b.l/noa.al/