Transmetuar më 18-12-2017, 13:54
Është një nga destinacionet perfekte për festat e fundvitit, sepse mbahet si vendlindja e Santa Clausit.
Lapland është një zonë e madhe në veri të Finlandës, qendra e së cilës është Rovaniemi.
Rovaniemi është një oaz urban në mes të ashpërsisë arktike ku kultura, aktivitetet e çmendura dhe përrallat vinë bashkë.
Ai konsiderohet si vendlindja zyrtare e Babagjyshit të Vitit të Ri.
Për fëmijët, por edhe të gjithë që e ndjejnë magjinë e festave, është një vend ideal për të kaluar pushimet e dimrit, ose që duhet vizituar nëse trajektorja e udhëtimit të festave të kalon nga Skandinavia./b.l/noa.al/