Transmetuar më 18-12-2017, 14:10

Ylli brazilian, lojtari i cili dominoi në futbollin botëror para se të fillonte dualizmi mes Ronaldos dhe Mesit, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë për të mbyllur një karrierë shumë të suksesshme, në pritje të fillimit të një të reje si drejtues klubi. Po flasim për Rikardo Kaka i cili i ka dhënë lamtumirën futbollt të luajtur.

“Cikli im si futbollist profesionist përfundon këtu. Kisha nevojë për pak më shumë kohë për të menduar dhe të merrja një vendim në qetësi, pastaj u kërkova mendim disa njerëzve që më qëndrojnë shumë pranë si prindërit e mi, vëllai, të dashurës dhe gruas së vëllait.

Shkova në Europë për të ndjekur disa ndeshje, gëzimin e lojës aty ku futbolli ka arritur me të vërtetë potencialin e tij të plotë dhe në mënyrë të ndërgjegjshme arrita në konkluzionin që erdhi ora të mbyllja karrierën time si futbollist profesionist.

Tani përgatitem që të vazhdoj në botën e futbollit në një funksion tjetër, por nuk do të jetë më si një futbollist profesionist, do të më pëlqentë të punoja në nëj klub si menaxher, drejtues sportiv apo në ndonjë rol ndërlidhës mes fushës dhe drejtuesve. Është e vërtetë që Milani më ka bërë një propozim së fundmi, të shohim”, tha futbollisti për televizionin “Globo” ku tregoi vendimin e tij.

Kaka këtë të dielë në rrjetet sociale ka kominukuar tërheqjen e tij nga futbolli. Ish mesfushori i Milanit mbyll kështu një karrierë brilante në të cilën ka fituar gjithçka, edhe Topin e Artë. Jeta e tij si futbollist mbyllet me një total prej 749 ndeshjesh të luajtura si profesionist dhe 238 gola të realizuar.