Transmetuar më 18-12-2017, 20:55

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri së bashku me grupin Alar Band vitin e kaluar kënduan një këngë tradicionale shqiptare për festat e fundvitit.

Kënga ku morën pjesë anëtarë të ambasadës amerikane me në krye ambasadorin Donald Lu, interpretuan me Alar Band këngën “Ja na erdhi Viti i Ri”.

E në fakt Ambasada Amerikane po mendon edhe për këtë vit që të interpretojë një këngë tjetër.

Në një postim në Facebook, ata shkruajnë se mirëpresin sugjerime këngësh.

Postimi i plotë:

Ju kujtohet kënga jonë e vjetshme “Ja na erdhi Viti i Ri? Po mendojmë për një tjetër këngë dhe duam sygjerimet tuaja. Çfarë kënge duhet të këndojmë këtë vit?/a.k/noa.al/