Transmetuar më 19-12-2017, 11:28

Të gjithë atyre që postojnë çdo dy minuta për të dashurin, apo ata që sa janë ndarë dhe shpërndajnë çdo këngë të ndjerë në botë si dhe shumë prototipa të tjerë që keni në Facebook, tashmë mund t’ju thoni mirupafshim, të paktën për pak kohë.

Opsioni i ri quhet Snooze, si puna e alarmit në mëngjes. Funksionon kështu: Ti sheh postimet e njëpasnjëshme të një shoku në Facebook dhe të duket e tepërt. 

Tek menuja në cep, mund të zgjidhni Snooze dhe s’do të shihni më postime nga ai person në kryefaqe për 30 ditë. 

Personi tjetër nuk e merr vesh kurrë, ju jetoni të qetë për 30 ditë. S’është nevoja as për veprimin armiqësor: heqjen nga lista e miqve. Perfekte.

Një opsion i tillë ka ekzistuar me kohë, vetëm se quhej Unfollow. Të lejonte ta mbaje në listën e miqve një person, por nuk shihje asgjë tyren në kryefaqe. 

Duhej bërë nga profili i personit specifik dhe s’kishte afat kohor. Si rrjedhim, ishte më pak popullor dhe më pak i përdorur.