Transmetuar më 19-12-2017, 11:56

Lionel Messi është vlerësuar sot si golashënuesi më i mirë në La Liga, për sezonin e kaluar. Sulmuesi i Barcelonës, gjatë ceremonisë së organizuar nga e përditshmja “Marca”, është përballur me një sërë argumentesh të ndryshme. 

“Falenderoj shokët e mi të skuadrës me të cilët dua ta ndaj këtë vlerësim. Sikurse kam thënë edhe në rastin e “Këpucës së Artë”, nuk është ky objektivi im kryesor. 

Objektivi ynë duhet të jenë titujt. Nëse arrihen këto trofe individual, atëherë janë të mirëpritur, por nuk janë objektivi ynë”, deklaroi Messi.

“Do të ishte e rëndësishme të fitonim El Clasico”, është gjithmonë një ndeshje speciale, kundër Real Madrid dhe në Bernabeu. Pastaj, fitorja do të na jepte edhe një avantazh të rëndësishëm, edhe pse kampionati është i gjatë, por do të na bënte gjithsesi të kalonim një Krishtlindje të bukur, pastaj do të ishte edhe një mënyrë e bukur për të përshëndetur këtë vit”, u shpreh Messi, raporton telesport, i cili në lidhje me Kupën e Botës “Rusi 2018”, deklaroi: “Një finale Spanjë-Argjentinë? 

Nuk e di nëse do të ndodhë, por do të ishte e bukur të mund të luaja sërish një finale të Kupës së Botës, e mbase të jemi më me fat. Por fillimisht duhet menduar për fazën eliminatore, që është e vështirë të kalohet, pastaj të shohim si përfundon”.