Transmetuar më 20-12-2017, 12:27

Kamomili është bimë barishtore e cila rritet në livadhe dhe ka një aromë të këndshme. Kamomili është përdorur si ilaç për mija vjet më parë për të qetësuar ankthin dhe për të qetësuar dhimbjet e barkut.

Disa hulumtime tregojnë se kamomili ndihmon fëmijët për dhimbjet e barkut,  ndihmon në qetësimin e acarimit të lëkurës.

Përdorimi i çajit të kamomilit shërben për problemet e lëkurës, si: ekzema, dermatiti, urtikarja, edhe pse rezultatet nuk janë provuar shkencërisht. Një përzierje e çajit të kamomilit mund të përdoret për të qetësuar ulçerat në gojë, nëse përdoret si shpëlarës deri në gjashtë herë në ditë.

Sipas një studimi, konsumimi i çajit të kamomilit nxit sistemin imunitar për luftimin e baktereve. Gjithashtu ka veti antioksidante dhe ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, ndërsa në anën tjetër mund edhe ta ngrejë atë në rast të hipoglikemisë.

Një gotë çaj kamomil para gjumit vepron si qetësues në sistemin nervor në mënyrë që ju lejon të bëni gjumë më të rehatshëm. Vlen të theksohet se kamomili ka qenë si ilaç kundër pagjumësisë për shekuj me radhë./b.l/noa.al/