Transmetuar më 20-12-2017, 21:07

Nga Ylli Manjani

Pas protestës ku u shpall fajtore Opozita, Rilindja u dëmtua rëndë.

1. Floita Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj, të dyja së bashku nuk arrijnë 100 kg, rrahën dhe plagosën 5 policë, të gjithë burra 100kg secili!

Rëndë!

2. Floitën madje nuk e plagosi Policia. Mesa duket, ose nuk është plagosur dhe bën vetë ose duhet ta ketë plagosur opozita...

Edhe më Rëndë!

3. Hajni e kartave të deputetëve të Opozitës, u zu në flagrancë nga media. Por, nuk është ashtu siç duket... kartat nuk i vodhi Ai, por vetë deputetët e opozitës. Fotot e mediave nuk vlejnë.

Rëndë shumë!

4. Të dhunosh Kushtetutën është meritë, ndërsa të protestosh kundër dhunimit është Krim! Hajde llogjikë hajde!

Rëndë sa ska ku të shkojë!

5. Kur deputetët e Rilindjes i kërkon drejtësia në burg, rilindja nuk i dorëzon! Përkundrazi, kryeministër-kryeprokurori-kryegjykatës urdhëron burgosjen e opozitës! Jemi në sistem demokratik....

Rëndë e më rëndë!

6. Të kesh droguar masivisht vendin të japësh shtetin me koncension, të blesh sherbime pa tender nuk ka pse të kesh frikë nga reforma. Kurse po te kesh qeverisur pa kryerilindasin ose të jesh kundër tij, quhesh kriminel e i korruptuar! He ta lumsha moj Reformë!

Rëndë përtej të rëndës!

Nuk mbaron ky arsyetim! Për më tepër që këtë llogjikë të përmbysur e vulosi Lu& Lei!

Rëndë po në gjuhë të huaj këtë radhë!

Pushka top tu bëhet o trima! Por mendoni pak për ditën kur sdo jeni!

Mendoni për vete, se vendin e çuat për lesh!

Dhuna shtetërore nxit vetëm hakmarrje shkatërrimtare...

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al