Transmetuar më 21-12-2017, 19:59

Për shkak të “efektit të sfungjerit” në sipërfaqen e Planetit të Kuq, ajo është e thatë dhe jo e përshtatshme për zhvillim dhe ekzistencën e jetës.

“Marsi u bë i pabanueshëm kur shtresa e tij e absorboi ujin nga sipërfaqja e tij”, theksojnë shkencëtarët e Oksfordit.

Hulumtimi i tyre tregon se Marsi, para tre miliardë viteve, ka qenë i mbuluar me ujë, ashtu si edhe Toka. Por, Marsi sot është bosh dhe i thatë.

“Uji në Mars reagon në llavën e freskët të eruptuar, e cila më vonë bëhet shtresa e tij, që rezulton me efekt të sfungjerit. Reagimi kimik mes ujit dhe llavës kanë sjellë deri në ndryshim në përbërjen minerale të shkëmbinjve dhe ka bërë që Planeti i Kuq të jetë vend jo i përshtatshëm për jetesë”, deklaroi dr. Xhon Vejd, një nga autorët e studimit.

Sipas shkencëtarëve, diferenca më e madhe mes Marsit dhe Tokës është që Planeti i Kuq përmban më shumë hekur.

Shkëmbinjtë e Marsit gjithashtu mund të përmbajnë 25 për qind më shumë ujë në krahasim me shkëmbinjtë e Tokës. /k.k/noa.al/