Transmetuar më 22-12-2017, 09:59

Dafina është një bimë mesdhetare e cila ka një sërë dobish mjekësore, e pëdorur prej mijëra vitesh. Ajo ka një sërë vetish që nuk ia dimë, ku një ndër më të dobishmet është se përshpejton procesin e tretjes në rast fryrje barku, si dhe lufton aciditetin e stomakut.

Dafina këshillohet të përdoret në trajtë çaji nga ata persona që vuajnë nga sëmundje në rrugët e frymëmarrjes, nga gripi, nga faringiti dhe bronkiti.

Përdoret gjerësisht edhe në dieta për të humbur peshë, pasi luan rol diuretik, duke ndihmuar në largimin e toksinave nga organizmi, shkruan noa.al.

Dobi të tjera të dafinës?

-Rregullon ciklin menstrual

-Lehtëson dhimbjet dhe qetëson muskujt

-Lehtëson infeksionet e gojës

-Redukron stresin dhe ankthin

-Lufton reumatizmën. /a.y/noa.al