Transmetuar më 22-12-2017, 15:26

Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë Albpetrol sh.a ka miratuar bilancin e vitit 2016 ku Albpetrol ka arritur të bëjë një fitim përpara tatimit në shifrën 1.532.432.248 lekë.

Kjo e rendit Albpetrol sh.a ndër kompanitë me fitimin më të lartë në Shqipëri për vitin 2016.

Fitimi i shoqërisë ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së prodhimit nga vetë shoqëria si dhe rritjes së shitjes në natyrë, edhe pse çmimi i naftës bruto në bursat ndërkombëtare nuk është në nivelet më të larta.

Bazuar në rezultatin e mirë financiar, në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Shoqërisë Albpetrol sh.a miratoi një pagë shpërblim për të gjithë punonjësit e shoqërisë.