Transmetuar më 23-12-2017, 18:13
Publicitet

Për shekuj me radhë, ajo ka qenë pija e preferuar. Është nga të paktat made in Albania, që i dhamë Turqisë dhe nuk e morrëm prej saj.

“Kanë qenë shqiptarët ata, që në kohën e Abdul Hamitit, e sollën bozën në Turqi, si një pije të lehtë, më pas ata hapën dyqanin e parë të bozës.

Kështu që rimëkëmbja e shitjes së bozës në Turqi u bë nga shqiptarët, më pas ata që vinin nga Konja bënin shpërndarjen e saj,”-rrëfeu nobelisti i njohur turk, Orhan Pamuk, në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, ku tregon për herë të parë për bozaxhinjtë shqiptarë.

Por, ndërkohë që në shumë prej shteteve të Ballkanit, boza vazhdon të mbetet e përhapur dhe shumë e kërkuar, në Shqipëri janë të paktë ata që e prodhojnë, aq më pak e dinë se është origjinalisht shqiptare. Kryesisht janë familjet në Veri që e përgatisin bozën në shtëpitë e tyre dhe më pas e dërgojnë në dyqane.

Kjo bëhet në sasi të vogël. Përbërësit e recetës janë shumë të thjeshtë, miell misri e gruri, sheqer dhe ujë. Por, receta ka një sekret dhe ajo është përvoja. /Dritare.net/