Transmetuar më 23-12-2017, 20:58

Nuk ka mënyrë më të keqe sesa të fillosh ditën me dhimbje të tmerrshme koke.

Ato janë irrituese dhe bëjnë që dita të mos na ecë mirë.

Ka disa arsye pse ju mund të keni dhimbje koke që në mëngjes.

Ato vijojnë si më poshtë:

Nuk keni fjetur mjaftueshëm

Keni fjetur tepër shumë

Keni pirë alkool natën e kaluar

Keni gërhitur gjatë natës

Nuk e keni pirë ende kafenë që e pini çdo ditë herët në mëngjes

Jeni në depresion

Por si mund t’i kaloni këto dhimbje koke:

Një kafe, një dush i ftohte apo një ecje e lehtë mund të ndikojnë që dhimbja e kokës të eliminohet. Por nëse dhimbja e kokësështë dicka që ju ndodh vazhdimisht atëherë duhet të konsultoheni domosdo me një mjek.