Transmetuar më 24-12-2017, 14:05
Publicitet

Tiranë, NOA.al-Territori mbetet në kushtet e kthjellimeve gjatë paradites por gradualisht vranësira të lehta shfaqen në zonat Veriore. Pas mesditës dhe kryesisht gjatë pasdites, vranësira të herë pas hershme do të ketë në zonat Veriore dhe Lindore ndërsa mot kryesisht i kthjellët dominon pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin rritje të ndjeshme me 3-4°C në të dy ekstremumet termike ditore, vlerat e të cilave luhaten nga -1 në 15°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Verior duke gjeneruar në det dallgëzim të ulët.

Europa

Brigjet Perëndimore të Europës nga Portugalia deri lart në Norvegji përfshihen nga vranësira dhe stuhi të shkurtra shiu e dëbore. Po ashtu, vendet e Balltikut mbeten me vranësira dhe reshje të përkohshme shiu e dëbore.

Ndërsa pjesa më e madhe e Europës mbetet e kthjellët; më dominante kthjellimet paraqiten në pellgun e Mesdheut dhe Europën Juglindore. /a.y/noa.al