Transmetuar më 24-12-2017, 17:58
Videolojërat po kthehen në një problem serioz për fëmijët dhe një ankth për prindërit.
Kjo pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë varësinë ndaj videolojrave së shpejti do e klasifikojë si çrregullim mental.
Anëtari i kësaj organizate, Vladimir Poznyak, tha se varësia nga videolojërat është problem i madh.
“Varësia nga videolojërat shkakton probleme serioze shëndetësore, pasi përdorimi i tepërt i tyre krijon çrregullime mentale”, tha ai.
Një studim i vitit të kaluar nga ekspertët e Oksfordit në Britaninë e Madhe, tregoi se gjithsej dy deri në tre për qind e pjesëmarrësve të studimit ishin të varur nga videolojërat.
Sipas studimit 19.000 persona prej të anketuarve ishin nga Britania e Madhe, SHBA, Kanadaja dhe Gjermania./a.k/noa.al/