Transmetuar më 24-12-2017, 18:37

Vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos, ka sjellë reagime pozitive menjëherë në opinionin publik.

Menjëherë pas njoftimit në faqen e Presidencës për lajmin në fjalë, të shumtë kanë qenë qytetarët që e kanë përgëzuar Presidentin Meta për vendimin, duke e cilësuar të duhurin dhe të vonuar madje.

Mes komenteve të shumta, është edhe ai i aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika. Ky i fundit ka komentuar duke nënvizuar se “kur sheh të tilla vendime, e bën të ndjehet qytetar europian.”

Aktori Ndrenika falenderon Presidentin Meta duke e cilësuar këtë një lajm që i nderon të gjithë shqiptarët.

“Më në fund! Po bindem që jemi Europiane! Faleminderit zoti President! Ky lajm i nderon të gjithë!” shkruan aktori i njohur. (e.c/noa.al)