Transmetuar më 24-12-2017, 20:33
Publicitet

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, në vendin e quajtur udhëkryqi i Komoranit.

Si pasojë e aksidentit mësohet se ka humbur jetën një grua dhe dy të tjera kanë mbetur të plagosura me dëmtime të rënda.

Mediat vendase të cilat i referohen burimeve policore shkruajnë se aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit nga viktima.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/