Transmetuar më 25-12-2017, 07:29

Besimtarët katolikë dhe ata ortodoksë festojnë sot lindjen e Krishtit. Mesha solemne u mbajt te katedralja e “Shën Palit” në Tiranë në orën 00.00 moment kur shënohet dhe lindja e Krishtit,

Mesha e mesnatës u drejtua nga imzot Xhorxh Frendo dhe u ndoq nga besimtarë të shumtë katolikë.

Duke foli para besimtarëve, Imzot Frendo tha se është një festë e madhe, e familjes dhe dashurisë.

“Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia. Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore”, tha Imzot Xhorxh Frendo.

Ai shtoi se Jezusi u kujdes për njerëzit e sëmurët, çdo njeri që kishte nevojë dhe ai kërkon nga ne të imitojmë shembullin e tij, që të kujdesemi për njerëzit që s’kanë ushqim dhe një strehë.

Ndërkohë kryepeshkopi Anastas Janullatos në orën 08.00 të mëngjesit të sotëm nga Katedralja "Ngjallja e Krishtit", mbajti meshë për gjithë besimtarët ortodoks. /a.y/noa.al