Transmetuar më 25-12-2017, 08:58
Publicitet

Presidenti i vendit Ilir Meta uron gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së lindjes së Krishtit.

Duke publikuar të njëjtën fotografi në Facebook si bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ku shihen bashkë me djalin dhe dy vajzat, Metya bën një urim të veçantë.

Mesazhi i kreut të shtetit

“Të dashur miq,

Në këtë Ditë të Bekuar, unë dhe familja ime duam t'ju shprehim urimet më të mira e të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!

Kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera hyjnore dhe njerëzore, uroj të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, të sjellë begati sociale dhe përparim të njerëzimit.

Të përpiqemi në këtë ditë të shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët për t’u dhënë shpresë dhe besim.

Gëzuar nga mot Krishtlindjen!” /a.y/noa.al