Transmetuar më 25-12-2017, 11:00
Një martesë e përfunduar në mënyrën më tragjike të mundshme, me 11 viktima.
Një aksident i rëndë rrugor, u mori jetën 11 shoqeve të nuses, rrugës teksa po ktheheshin nëpër shtëpi.
Gjithçka pasi shoferi i mjetit me të cilën udhëtonin humbi kontrollin mbi mjet, duke u përplasur me një bordurë të rrugës.
Ngjarja e rëndë u shënua natën mes të shtunës dhe së dielës në Kano të Nigerisë, ku si pasojë e përplasjes së fuqishme, mjeti u nda në mes.
Tetë nga të aksidentuarat gjetën vdekjen pak pasi u transportuan për në spital.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e mjetit. /a.y/noa.al