Transmetuar më 25-12-2017, 13:09

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar arsyen se përsa ka zgjedhur këtë moment për ti dhënë nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos. Duke mbështetur mendimin e kryepeshkopit, kreu i shtetit shqiptar tha se duke nisur nga sot sa më shumë vite do kalojnë aq më shumë do të lartësohet vepra dhe figura e tij.

"Kjo Krishtlindje, është e veçantë jo se kisha jonë ortodokse është më shqiptare, por edhe se shoqëria jonë është më europiane, më gjithpërfshirëse dhe më e vendosur në vlera të solidaritetit bashkëpunimit dhe mirëkuptimit dhe që e çojnë këtë shoqëri drejt organizimit të plotë dhe kjo është një ditë e cila ka dhe shumë diell.

Përgjigjen më të mirë e ka dhënë fortlumturia e tij me shprehjen si puna e verës. Është një moment shumë pozitiv i shprehjes së mirënjohjes. Këtë vepër të madhe që ka krijuar me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm duke ngritur nga hiri kishën ordotodke autoqefale të Shqipërisë me një infrastrukturë të jashtëzkaonshme”, tha Meta,

Më tej presidenti Meta theksoi se lidershipi i tij në krye të kësaj kishe ka qenë një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për kishën autoqefale të Shqipërisë duke e afirmuar në gjithë botën ordokse por duke e promovovuar Shqipërinë si një vend me blera të harmonisë fetare.

“Ai gjithnjë ka prediskuar për harmoni. Kjo lidhet me veprën e tij dhe sikurse u shpreh se vera sa më e vjetër të jetë aq më shumë vlera ka. Sa më shumë vite të kalojnë nga sot, më shumë do të rritet vlera e tij në funksion të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare”, u shpreh Meta./b.l/noa.al/