Transmetuar më 25-12-2017, 17:22

Ky qen u bë shumë kurioz se çfarë kishte në ujë, por ishte shumë më shumë se ç’mendonte.

Pellgu me ujë ishte vetëm disa metra, dhe teksa qeni po vëzhgonte për të mësuar më shumë, ai u sulmua nga një krokodil.

Megjithatë, nuk mund të shihet i plotë momenti i kapjes së qenit nga krokodili, pasi personi që e ka filmuar largohet nga frika.

Qeni dëgjohet duke ulëritur në grahmat e fundit.

Nuk dihet nëse qeni ka shpëtuar nga ky sulm, por vështirë se mund të pretendohet e kundërta po të shohësh mënyrën se si krokodili i ka kapur. /k.k/noa.al/