Transmetuar më 26-12-2017, 08:59

Aq e vogël dhe me një aftësi të pazakontë për të dominuar skenën, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe jo vetëm.

Vogëlushja 8-vjeçare Lucy Cardillo, ka një të ardhme të sigurtë si artiste.

Në videon që noa.al sjell më poshtë, e xhiruar në mënyrë amatore nga e ëma Kelly, vajza jep një shfaqje që lë pa fjalë.

Gjithçka ndodhi gjatë javës që lamë pas, teksa shkolla e saj Cherry Hill në New Jersey, po mbante koncert me rastin e Festës së Krishtlindjeve.

Vogëlushja rrëmbehet nga tingujt e muzikës, duke dalë komplet nga programi. Në postimin e bërë në Facebook, video është parë mbi 15 milionë herë… dhe është për mos t’u humbur. /a.y/noa.al