Transmetuar më 26-12-2017, 13:08

Kiliani Alexis Sanchez ishte pranë Manchester City gjatë verës së kaluar, por Topçinjtë refuzuan 50 mln euro për të pasi nuk gjenin dot një zëvendësues në kohë.

Por mesa duket tashmë Arsenalit i ka sosur durimi me “rebelin” Sanchez dhe është gati të konsiderojë ofertat rreth 40 mln euro për të.

Gjithsesi tani klubi londinez mund të jetë gati të dëgjojë oferta të reja kur të hapet merkato në janar, për një çmim më të ulët.

Kilianit i skadon kontrata me “Topçinjtë” e Arsene Wenger në fund të sezonit aktual dhe do të jetë me parametra zero, pra një lëvizje shumë e lehtë për t’u finalizuar me sukses.

Sanchez duket se nuk dëshiron më një transferim te miliarderët e PSG-së, çka i hap rrugë sërish Manchester City-t për të fituar bastin për yllin kilian./b.l/noa.al/